Ndërlidhjet

Shtyhet përsëri gjykimi për tradhti i Yanukovychit


Ish presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych
Ish presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych

Gjykata ukrainase e ka hedhur poshtë kërkesën e ish presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, për t’i dhënë edhe një muaj kohë për t’u njohur me rastin.

Seanca është shtyer për datën 10 gusht.

Gjyqtari, Vladyslav Devyatko, nuk e ka miratur kërkesën e avokatit Vitaliy Meshechek, për ta shtyer seancën edhe për një muaj.

Meshechek, është avokat që është përzgjedhur nga shteti, pasi avokatët e mëparshëm të Yanukovychit, janë tërhequr nga rasti, pasi ish presidenti i ka informuar se nuk ka nevojë për shërbimet e tyre.

Yanukovych ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e gjykimit, pasi akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Gjykata më pas ka vendosur t’i caktojë ish presidentit, një avokat të përcaktuar nga shteti.

Yanukovych është larguar nga zyra më 2014 për në Rusi, pas protestavetë cilat e dënonin rregullimin e marrëdhënieve të Ukrainës me Moskën.

Prokurorët janë duke kërkuar burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe nxitjen e agresionit rus.

Pasi ai u largua, Rusia e ankesoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje të Ukrainës.

Nga luftimet mes forave qeveritare dhe separatistëve prorusë në atë rajon, kanë vdekur më shumë se 10,000 persona.

XS
SM
MD
LG