Ndërlidhjet

Abkazi: Dy gra kanë vdekur, pas shpërthimit në depo të municionit


Primorskoye, Abkazi

Dy qytetare ruse janë vrarë nga eksplodimi që ka depërtuar në një depo të municionit në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi, gjatë ditës së mërkurë.

Ministri i Brendshëm i Abkazisë, Aslan Kobakhia, ka thënë sot se të paktën 64 persona, duke përfshirë edhe 35 turistë rusë, janë lënduar nga shpërthimi, në arsenalin ushtarak në fshatin, Primorskoye, afër Detit të Zi.

Zëdhënësja e ministrisë për Emergjenca, Mizan Lomia, ka thënë se dy gratë e vdekura, kanë qenë duke kalëruar afër depos, në momentin që nisi zjarri.

Abkazia është shkëputur nga Gjergjia në fillim të viteve 1990.

Moska ka fituar kontroll në këtë këtë provincë, si dhe në rajonin e dytë të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë më 2008.

Rusia i ka njohur të dyja rajonet si të pavaruara dhe ka mijëra trupa ushtarakë në këto pjesë.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka dënuar, atë që e ka quajtur “okupim” të Rusisë në rajon, gjatë një vizite në Tbilisi.

XS
SM
MD
LG