Ndërlidhjet

Sulmohet zyra e Navalnyt nga "Brigada e Putinit"


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Punëtorët e angazhuar në fushatën e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, kanë thënë se grup i quajtur, Otryady Putina (Brigada e Putinit), e ka sulmuar zyrën lokale të Navalnyt, në qytetin Krasnodar.

Sipas punëtorëve, shumica e sulmuesve ishin gra të moshuara.

Objekti është sulmuar dhe është thyer një dritare dhe dera kryesore.

Sulmi ka ardhur një ditë pasi persona të panjohur kanë shkruar grafite “Putin- Fashist”, në murin e jashtëm të ndërtesës ku vepron Brigada e Putinit.

Stafi i Navalnyt ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me grafitet.

Navalny është duke bërë fushtatë aktive për zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, në të cilat presidenti, Vladimir Putin, pritet të fitojë edhe një mandat.

XS
SM
MD
LG