Ndërlidhjet

BE-ja zgjeron sanksionet kundër rusëve


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian, i ka zgjeruar sanksionet kundër kompanive ruse dhe disa personave, duke përfshirë zëvendësministrin e Energjisë, Andrei Cherezov, për shkak të dërgimit të disa turbinave, Siemens nga Rusia në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina.

Diplomatët evropianë, kanë thënë se zëvendësministri i Energjisë, Andrei Cherezov, dhe udhëheqësi i departamentit të ministrisë, Yevgeny Grabchak, janë shtuar në listën e të sanksionuarve për “aksione që cenojnë territorin e Ukrainës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj”.

Këshilli Evropian, ka thënë se personave të sanksionuar i’u ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së dhe i’u bllokohen asetet që i kanë në kompani të territorit evropian.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e ka quajtuar vendimin për zgjerimin e aksioneve, si hap “të pajustifikueshëm”, i cili ka bërë vend për të marrë masa hakmarrëse.

Krimea, ka qenë qendër e sanksioneve evropiane, sa i përket teknologjisë energjetike, prej kur forcat ruse kanë marrë kontrollin në atë rajon nga marsi i vitit 2014.

Me vendimin e fundit, lista e sanksioneve arrin numrin e 153 personave të sanksionuar.

Sanksionimet kanë filluar nga marsi i vitit 2014.

Siemens ka thënë se turbinat janë dërguar “ilegalisht” në Krime dhe“pa dëshirën tonë”, me ç’rast kompania i ka ndërprerë disa marrëveshje me Rusinë.

XS
SM
MD
LG