Ndërlidhjet

Trupat turke në ushtrime të përbashkëta me ato të Katarit


Pamje e një njësie të tankeve të ushtrisë së Turqisë

Katari ka mbajtur sot manovra ushtarake së bashku me pjesëtarët e armatës së Turqisë, duke treguar për një aleancë strategjike, dy muaj pas bojktotit nga disa shtete arabe, që e kanë akuzuar Katarin për mbështetje të terrorizmit.

Këto ushtrime kanë për qëllim përgatitjen e ushtrisë së Katarit për t’i mbrojtur “kapacitetet vitale ekonomike, strategjike dhe të infrastrukturës”, ka raportuar gazeta, Al-Sharq, që është nën kontroll të shtetit.

Parlamenti i Turqisë më 7 qershor e pat miratuar legjislacionin e jashtëzakonshëm për lejmin e qindra ushtarëve që me shpejtësi të vendosen në një bazë ushtarake në Katar, në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2014, për të treguar mbështetje për Katarin.

Ushtrime të ngjashme ushtarake janë mbajtur edhe muajin e kaluar.

Në Katar gjendet edhe baza më e madhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara në rajon.

Turqia është rreshtuar me Katarin, pasi Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, i kanë ndërprerë lidhjet diplomatike dhe ato të transportit, meqë e kanë akuzuar Dohën se e mbështet terrorizmin.

XS
SM
MD
LG