Ndërlidhjet

Udhëheqësja e lartë e kundërshtoi një vlerësim për femra në Google


Udhëheqësja e lartë e kompanisë Google e ka kundërshtuar një koment të brendshëm nga një nëpunës, ku sugjerohet se femrat nuk përparojnë në punët teknike për shkak të dallimeve biologjike.

Danielle Brown, e cila para pak javësh është emëruar zëvendëspresidente e gjigantit Google, tha se kjo kompani është “e qartë në besimin tonë se diversiteti dhe gjithpërfshirja janë kritike për suksesin tonë”, raporton agjencia AP, duke u mbështetur në kopjen e deklaratës së saj, e cila ishte siguruar nga faqja në Internet për lajme teknologjike, Gizmondo.

Në memorandumin e një nëpunësi të titulluar “Dhoma Ideologjike e Përsëritjes në Google” fillon duke thënë se vetëm me diskutim të sinqert mund të shqyrtohet mungesa e barazisë.

Por, në këtë dokument, po ashtu, konstatohet se femrat “preferojnë të punojnë në fushat sociale dhe artistike”, derisa meshkujt “mund të dëshirojnë të kodojnë, pasi kjo kërkon sistemim”. Ky koment ka shkaktuar debat të tensionuar për seksizëm në të ashtuquajturën Silicon Valley.

XS
SM
MD
LG