Ndërlidhjet

Renault nënshkruan marrëveshje 660 milionë euro me Iranin


Thierry Bollore (djathtas), përfaqësues i Renault dhe ministri iranian i Industrisë Mohammad Reza Nematzadeh (majtas), në një konferencë për shtyp, pas nënshkrimit të marrëveshjes
Thierry Bollore (djathtas), përfaqësues i Renault dhe ministri iranian i Industrisë Mohammad Reza Nematzadeh (majtas), në një konferencë për shtyp, pas nënshkrimit të marrëveshjes

Prodhuesi francez i automjeteve, Renault ka nënshkruar marrëveshje me Iranin në vlerë 660 milionë euro.

Sipas kësaj marrëveshje është planfikuar të hapen 3,000 vende të punës për dy kompanitë e përfshira, njëra shtetërore dhe një tjetër private.

Marrëveshja është nënshkruar pas dy viteve,prej kur Irani dhe fuqitë botërore u pajtuan që Teherani të ulte programin e uraniumit, duke lehtësuar shqetësimet e mundësisë së zhvillimit të armëve bërthamore në këtë vend.

Sipas kësaj marrëveshje, Iranit iu ofrua heqja e sanksioneve të OKB-së dhe BE-së, në këmbim të uljes së kapacitetit bërthamor.

Për dallim nga konkurenti PSA, i cili krijon llojet e makinave si Peugeots dhe Citroen, Renault asnjëherë nuk është larguar nga tregu iranian, pavarësisht sanksioneve.

Sipas marrëveshjes së re, makinat e para do të fillojnë të prodhohen në një periudhë kohore prej 18 muajsh.

Në fazën e dytë e cila do të nisë më 2019, planifikohet të prodhohen 300,000 automjete brenda vitit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Tehrean, ministri i Industrisë, Mohammad Reza Nematzade, ka thënë se marrëveshja “do të krijojë qendrën e krijimit dhe zhvillimit të dizajnit” në këtë vend.

“Kjo marrëveshje e përbashkët do të mundësojë rritjen tonë në këtë shtet”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Renault, Thierry Bolloré.

Aktualisht Irani prodhon rreth 1,350,000 automjete brenda vitit.

Në këtë vend gjenden rreth 30 kompani të tilla, shumica e të cilave prodhojnë vetura koreane dhe kineze.

Kompanitë franceze kanë qenë në qendër të përpjekjeve për të rregulluar marrëdhëniet me Iranin prej marrëveshjes bërthamore, pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkura për ta izoluar këtë vend.

XS
SM
MD
LG