Ndërlidhjet

Turqia lejon ligjvënësit gjermanë t'i vizitojnë trupat e tyre


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel

Turqia është pajtuar t'i lejojë ligjvënësit gjermanë të vizitojnë gjatë muajit të ardhshëm, ushtarët e një bazë ajrore në Turqi, në kuadër të një turneu të NATO-s, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Qasja e vështirë e autoriteteve tek ushtarët gjermanë në baza turke ka rritur tensionet në mes të NATO-s dhe Ankarasë.

Gjatë arrestimeve të muajit të kaluar, Turqia ka arrestuar 10 aktivistë për të drejtat e njeriut, njëri prej tyre gjerman.

Me anë të një letre, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, drejtuar Komitetit të Mbrojtjes në parlament, ka thënë se Turqia ka pranuar propozimin e NATO-s për një vizitë në bazën ajrore në Konja më 8 shtator.

“Ministri i Jashtëm turk është pajtuar me propozimin”, ka shtuar tutje Gabriel.

Refuzimet e përsëritura të Ankarasë ndaj kërkesave të ligjvënësve gjermanë për të vizituar ushtarët e tyre në bazën ajrore në Incirlik në Turqi, e ka detyruar Berlinin të zhvendosë trupat në Jordani.

Më parë Turqia pati refuzuar edhe vizitën e planifikuar për në Konja.

Forcat e armatosura gjermane janë nën kontrollin parlamentar, andaj Berlini insiston që ligjvënësit të kenë të drejtë të kenë takime me ta.

Gjatë ditës së hënë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar Gjermaninë se po ndihmon terroristët, duke i mbajtur të dyshuarit në territorin e saj derisa të njëjëtit po kërkohen nga autoritetet turke.

XS
SM
MD
LG