Ndërlidhjet

Koreja Veriore kërcënohet me sulm raketor kundër SHBA-ve


Pamje e një rakete ndërkontinentale e Koresë Veriore
Pamje e një rakete ndërkontinentale e Koresë Veriore

Koreja Veriore sot është kërcënuar se “me kujdes po i shqyrton” planet për lansimin e sulmit raketor kundër ishullit Guam në Paqësorin e Shteteve të Bashkuara, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit se çfarëdo kërcënimi do të ndeshet me “zjarr dhe ashpërsi”.

Koreja Veriore tha se qëllim i saj është zhvillimi i raketës me kokë atomike, e aftë për ta sulmuar tokën e Shteteve të Bashkuara, dhe i ka injoruar sanksionet ndërkombëtare, me të cilat synohet ndalja e programit atomik dhe raketor të Koresë Veriore.

Një zëdhënës i Koresë Veriore tha se sulmi do të kishte për qëllim për të “arritur në bazat ushtarake kryesore të Shteteve të Bashkuara në Guam”.

Kjo bazë është tejet e rëndësishme për ushtrinë amerikane, pasi nga ajo lansohen misione në rajonin Azi-Paqësor.

XS
SM
MD
LG