Ndërlidhjet

Francë: Nga goditja me automobil janë plagosur gjashtë ushtarë


Policia në vendin e sulmit të sotëm me makinë kundër një grupi të ushtarëve në një lagje të Parisit

Gjashtë ushtarë janë plagosur sot, dy prej tyre seriozisht, kur një automobil, e ka qëlluar një patrullë ushtarake në një lagje të Parisit, ka thënë një zëdhënëse.

Vozitësi i makinës pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Francës tha se incidenti ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit në lagjen, Levallois-Perret, të Parisit.

Patrick Balkany, kryetar i kësaj lagjeje, tha se vetura e tipit BMW e ka qëlluar grupin e ushtarëve dhe nuk ka dyshim se "ky ishte akt i qëllimshëm".

Prej nëntorit të vitit 2015, kur sulmuesit në Paris i kanë vrarë 130 vetë, Franca është në gjendje të jashtëzakonshme.

Në këtë vend ka ndodhur një seri e sulmeve kundër forcave të sigurisë, e veçanrisht në vendet kryesore turistike.

XS
SM
MD
LG