Ndërlidhjet

Migrantët e “ngujuar” në kufirin Serbi-Kroaci


Migrantët e “ngujuar” në kufirin Serbi-Kroaci
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:08 0:00

Rreth 100 migrantë janë duke qëndruar në një kamp afër qytetit serb Sid, që gjendet në kufi me Kroacinë. Këta migrantë, shumica prej të cilëve janë nga Afganistani dhe Pakistani, nuk janë regjistruar në asnjërin prej 18 kampeve zyrtare dhe qendrave të pritjes. Ata po flenë në fushat e grurit dhe po frikësohen se do të mbeten të “ngujuar” në Serbi për vite, nëse ata shkojnë në kampe. Sipas shifrave zyrtare, rreth 4,500 persona janë regjistruar në qendrat për migrantë në Serbi. Shumë prej migrantëve kanë mbetur në territorin e Serbisë pasi vitin e kaluar u mbyll e ashtuquajtura “Rruga Ballkanike”. Ata po shpresojnë që të kalojnë në Hungari apo Kroaci, që më pas të vazhdojnë rrugën e tyre për në vendet e Evropës Perëndimore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG