Ndërlidhjet

Përplasen trenat në Egjipt, mbesin 36 të vdekur


Pamje të aksidentit më 2013, Kajro, Egjipt
Pamje të aksidentit më 2013, Kajro, Egjipt

Dy trena janë përplasur në veri të Egjiptit, duke lënë të vdekur të paktën 36 persona, dhe duke lënduar më shumë 100 të tjerë, kanë bërë të ditur zytarët.

Trenat janë ndeshur me njëri-tjetrin, afër qytetit të Aleksandrisë, gjatë ditës së sotme.

Sipas raportimeve, njëri tren ishte duke udhëtuar nga kryeqyteti Kajro, ndërsa tjetri nga Port Said, nga veriu i Kanalit Suez.

Duke cituar zyrtarë të ministrisë së Transportit, televizioni shtetëror, ka raportuar se përplasja ka ndodhur si shkak i ndonjë mosfunksioni në njërin nga trenat.

Egjipti është përballur me disa tragjedi hekurudhore, gjatë viteve të fundit.

Në nëntor të vitit 2013, nga një përplasje në mes të një treni dhe një autobusi, kanë vdekur rreth 30 persona në jug të kryeqytetit Kajro.

XS
SM
MD
LG