Ndërlidhjet

Kroaci: Gjykata e ktheu kërkesën e Serbisë për ekstradimin e futbolldashësit shqiptar


Droni me flamur që ka fluturuar mbi stadiumin e futbollit në Beograd gjatë ndeshjes Serbia - Shqipëria

Gjykata Supreme e Kroacisë e ka kthyer vendimin për esktradimin e një futbolldashësi shqiptar në Serbi, ku ai ishte i kërkuar për shkak të dronit me një flamur nacionalist, gjatë një ndeshjeje në Beograd, raporton agjencia AP nga Zagrebi.

Në njoftimin e djeshëm theksohet se procedurat duhet të përsëriten pasi vendimi fillestar ishte jokomplet.

Personi Ismail Morina ishte arrestuar në Kroaci në muajin qershor të këtij viti, sipas një kërkese të Serbisë. Pastaj një gjykatë në qytetin Dubrovnik ka vendosur që ai të ekstradohej në Serbi.

Gjatë takimit futbollistik kualifikues ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, në tetor të vitit 2014, ka shpërthyer dhuna, pasi një dron me flamur shqiptar ka fluturuar mbi terren.

Morina ka insistuar se ai nuk do të kishte proces korrekt gjyqësor në Serbi.

Aktualisht, ai ka kërkuar azil politik në Kroaci.

XS
SM
MD
LG