Ndërlidhjet

Izrael: Në moshën 113 vjeçare vdiq mashkulli më i vjetër në botë


Israel Kristal

I mbijetuari i Holokaustit, Israel Kristal, të cilit vitin e kaluar i është dorëzuar mirënjohja si mashkulli më i vjetër në botë, ka vdekur dje në Izrael, në moshën 113 vjeçare.

Ai vdiq në qytetin-port, Haifa, në pjesën veriore të Izraelit, disa muaj para se ta shënonte ditëlindjen e tij të 114-të.

Kristal ishte lindur në Poloni më 5 shtator të vitit 1903.

Ai i përjetoi dy luftëra botërore dhe ishte i mbijetuar i Holokaustit, ndërsa në kampin Aushviz, nga nazistët ishin vrarë gruaja e tij e parë, dy fëmijë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Kristal ishte i vetmi që e mbijetoi Holokaustin nga familja e tij e madhe hebreje.

Pas luftës, ai u martua përsëri dhe kaloi për të jetuar në Izrael në vitin 1950.

Në vitin 2016, Israel Kristal u çertifikua si mashkulli më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore të Ginisit.

XS
SM
MD
LG