Ndërlidhjet

Burkina Faso: Nga sulmi i dyshuar terrorist janë vrarë 17 vetë


Pjesëtarët e sigurisë afër vendit ku ka ndodhur sulmi i dyshuar terrorist në një restorant turk në Burkina Faso
Pjesëtarët e sigurisë afër vendit ku ka ndodhur sulmi i dyshuar terrorist në një restorant turk në Burkina Faso

Së paku 17 vetë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga sulmi i dyshuar terrorist në një restorant në kryeqytetin Ouagadougou, në Burkina Faso, ka njoftuar sot qeveria e këtij vendi.

Në kumtesë, po ashtu, theksohet se sulmi ka ndodhur mbrëmë vonë dhe se kombësia e të vrarëve ende nuk është konfirmuar.

Zyrtarë të lartë thanë se pjestarët e sigurisë i kanë vrarë tre sulmues, por disa njerëz janë ende të bllokuar në ndërtesë.

Dëshmitarët thanë se së paku tre persona të armatosur kishin arritur në një restorant turk me një makinë dhe kishin hapur zjarr kundër mysafirëve.

XS
SM
MD
LG