Ndërlidhjet

Beqaj: PAN nuk është bllokues, kemi nevojë për konsulta shtesë


Mbështetësit e PDK-së duke festuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit, foto ilustrim
Mbështetësit e PDK-së duke festuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit, foto ilustrim

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku ka kritikuar kryesuesin e seancës, Adem Mikullovci, për siç është thënë keqpërdorim të foltores.

Besim Beqaj, anëtar i kryesisë se PDK-së tha se në seancën konstituive nuk mund të procedohet pa prezencën e koalicionit fitues të zgjedhjeve dhe pa prezencën e numrit të duhur të deputetëve.

Ai tha se “ PDK-ja konsideronse është një abuzim i pa precedentë i foltores dhe shkelje e normave kushtetuese , sepse dihen rregullat e qarta se si mbahen seancat e Kuvendit”.

“Koalicioni PAN nuk është bllokues, mandatari ka nevojë për konsulta shtesë, ne do t’i themelojmë institucionet shumë shpejtë. Dhe të gjithë ata që po performojnë një jo-kushtetueshmëri, po përformojnë një abuzim dhe po krijojnë veprime pa precedent”, tha Beqaj.

Në asnjë normë kushtetuese, shtoi Beqaj, nuk do të lejohen veprime të tilla. Ai ka konfirmuar se në takim konsultativ të thirrur për të mërkurën nga kryesuesi Mikullovci, përfaqësuesit e PAN-it do të jenë të pranishëm.

XS
SM
MD
LG