Ndërlidhjet

Shefi i Pentagonit arrin papritur në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, ka arritur në Irak, në një vizitë të papritur, dy ditë pasi forcat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja, kanë nisur një sulm në Tal Afar, njërin nga vendet e fundit që kontrollohen nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Tal Afar, gjendet 80 kilometra nga Mosuli dhe rreth 150 kilometra nga kufiri me Sirinë.

Forcat irakiane kanë nisur aksionin e tyre ushtarak për marrjen e kontrollit në këtë pjesë.

Aksioni i irakianëve ka ardhur pasi ushtarët e këtij vendi kanë shënuar fitore në Mosul, gjatë një beteje nëntë mujore me militantët e Shtetit Islamik.

Kjo ka qenë humbja më e madhe për grupin ekstremist sunit, Shteti Islamik, prej përhapjes së tij në veri të Irakut, gjatë verës së vitit 2014.

XS
SM
MD
LG