Ndërlidhjet

Tre vëllezër shpëtohen nga rrënojat e tërmetit në Itali


Ishia, Itali
Ishia, Itali

Shpëtuesit italianë kanë nxjerrë nga rrënojat të tre vëllezërit e bllokuar pas një tërmeti që ka goditur ishullin Ishia, jashtë brigjeve të Napolit.

Së paku dy gra kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga tërmeti me fuqi prej 4 shkallësh të Richterit.

Tërmeti ka goditur ishullin e populluar mbrëmjen e 21 gushtit, duke rrënuar disa ndërtesa.

Tre vëllezërit - 11 vjeç, tetë vjeç dhe shtatë muajsh - janë shpëtuar në intervale të ndryshme kohore.

Babai i tyre dhe dy gra po ashtu janë nxjerrë nga shtëpia e rrënuar.

Ishulli Ishia ka një popullsi prej rreth 50,000 banorësh dhe është shumë i njohur për turistët.

XS
SM
MD
LG