Ndërlidhjet

Nga eksplodimi në Kabul ka të vrarë dhe të plagosur


Pamje e një eksplodimi të mëparshëm në Kabul

Zyrtarët e Afganistanit thonë se nga një eksplodim që e ka goditur një bankë në qendër të kryeqytetit Kabul, është vrarë së paku një person.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme afgane, Najib Danish, tha se shpërthimi ka ndodhur sot në hyrje të një banke në Kabul, e cila nuk është shumë larg nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, që është e ruajtur shumë mirë.

Një zyrtar i paidentifikuar i ministrisë është cituar që ka thënë se incidenti ka ndodhur në kohën kur shumë pjesëtarë të forcave të sigurisë ishin duke pritur për t’i marrë rrogat e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë së Afganistanit, Waheed Majroh, tha se një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Por, zëdhënësi i policisë së Kabulit, Basir Mujahid, tha se së paku pesë vetë janë vrarë, në atë që ai e ka cilësuar si sulm vetëvrasës.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Më 25 gusht, ishte raportuar për vrasjen e 28 vetëve dhe plagosjen e më se 50 të tjerëve, në një sulm kundër një xhamie shiite në Kabul, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG