Ndërlidhjet

Rusi: Në incidente të ndara janë vrarë tre oficerë të policisë


Pamje e pjesëtarëve të policisë ruse në rajonin Dagestan
Pamje e pjesëtarëve të policisë ruse në rajonin Dagestan

Autoritetet ruse thonë se tre pjesëtarë të forcave të policisë janë vrarë dje në dy incidente të ndara në rajonin e Dagestanit, derisa për njërin sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremsit, Shteti Islamik (IS).

Komiteti Kombëtar Antiterror i Rusisë ka njoftuar se dy oficerë dhe tre militantë të dyshuar, janë vrarë gjatë të shtënave në periferi të qytetit, Khasaviurt në Dagestan.

Përleshja vdekjeprurëse kishte shpërthyer pasi militantët e dyshuar kishin refuzuar të dorëzoheshin, ka thënë ky komitet.

Njëherësh, hetuesit rajonalë të Dagestanit thanë se dje në mëngjes, një polic lokal është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga dy sulmues me thika në qytetin Kaspisk.

Hetuesit thanë se të dy sulmuesit ishin vrarë nga policia pas sulmit.

Në deklaratën e hetuesve nuk përmendet terrorizmi, por agjencia propaganduese, Amaq, e Shtetit islamik, më vonë i ka cilësuar sulmuesit si “ushtarë të Shtetit Islamik”.

XS
SM
MD
LG