Ndërlidhjet

Kabul: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës


Ushtarët afganë duke inspektuar pas sulmit vetëvrasës të sotëm në një bankë në qendër të Kabulit

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmi i sotëm vetvrasës në një bankë në qendër të kryeqytetit Kabul në Afganistan, janë vrarë së paku pesë vetë dhe plagosur tetë të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Najib Danish, tha se sulmuesi e ka goditur hyrjen në Kabul Bank, e cila është 500 metra larg kompleksit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, e cila është e fortifikuar.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militantët talibanë, duke thënë se i kanë marrë në shënjestër pjesëtarët e forcave të sigurisë, që ishin duke i marrë rrogat e tyre.

Sulmet në banka, kur ushtarët dhe policët afganë i marrin rrogat e tyre, janë bërë pothuajse taktikë e rregullt për këtë grup ekstremist.

XS
SM
MD
LG