Ndërlidhjet

SHBA: Dëgjim privat i djalit të presidentit Trump


Donald Trump i riu
Donald Trump i riu

Komiteti i drejtësisë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka shpallur se djali i presidentit amerikan, Donald Trump, është pajtuar të dëshmoj privatisht në këtë komitet, i cili po zhvillon hetime lidhur me akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Donald Trump i riu, po ashtu, është pajtuar të paraqes dokumente që janë kërkuar nga ky komitet, kanë thënë mbrëmë në deklaratën e përbashkët, kryesuesi republikan i komitetit, Chuck Grassley, dhe demokratja e njohur, Dianne Feinstein.

Sipas raporteve në media, hetuesit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në Departamentin e drejtësisë janë fokusuar në takimin e djalit të presidentit Trump me disa rusë, në qershor të vitit 2016, në të cilin atij i ishte premtuar se do të ketë informacione të dëmshme për rivalen presidenciale demokrate, Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale.

Derisa Donald Trump i riu i ka publikuar emailat lidhur me këtë takim, ai ka thënë se nga ky takim nuk ka pasur asgjë të vlefshme për fushatën e babait të tij, Donald Trump, dhe se kjo nuk paraqet marrëveshje të fshehtë me rusët.

XS
SM
MD
LG