Ndërlidhjet

Bashkësia Islame e Kosovës i uron besimtarët myslimanë për Bajramin


Enterieri i xhamisë "Sultan Mehmet Fatih", në Prishtinë
Enterieri i xhamisë "Sultan Mehmet Fatih", në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për Kurban Bajramin, i cili festohet të premten më 1 shtator.

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, tha se kjo është "festë madhështore, të cilën besimtari e stolis me përkushtim, sakrificë e flijim".

“Festa e Kurban Bajramit, përveçse reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që te ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë”, thuhet në mesazhin e BIK-ut, të transmetuar nga Reshat Mexhidi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregohen sa më humanë dhe t’i ndihmojnë sa më shumë njerëzit në nevojë.

“Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerantë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera më të mira për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet e vëllazëri më të mirëfilltë”, theksoi Mexhidi.

Ai tha se iu bashkohet lutjeve për falje e mëshirë për me miliona haxhinj që kanë shkuar në Haxh, duke uruar që t’iu pranohen haxhi dhe lutjet.

Festa e Bajramit, tha ai, sjell mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin.

XS
SM
MD
LG