Ndërlidhjet

Kryeministri i Irakut shpall edhe një fitore ndaj IS-it


Tal Afar, Irak
Tal Afar, Irak

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, shpalli fitore ndaj grupit militant Shteti Islamik (IS) në qytetin verior Tal Afar dhe në gjithë provincën Nineveh.

Abadi po ashtu tha se trupat irakiane, të mbështetura nga njësitet antiterrorizëm dhe milicia shiite, kanë "çliruar plotësisht" qarkun Al-Ajadia, ku militantët e Shtetit Islamik kanë ikur nga Tal Afari, javën e kaluar.

Me çlirimin e Tal Afarit, shtoi Abadi, e gjithë provinca Nineveh është tani nën kontrollin e forcave irakiane të sigurisë.

Forcat irakiane kanë nisur ofensivën për rikthimin e Tal Afarit më 20 gusht, pasi kanë dëbuar ekstremistët islamikë nga qyteti i Mosulit.

Shteti Islamik vazhdon të kontrollojë qytetin verior Havija në provincën Kirkuk dhe zona në provincën Anbar, pranë Sirisë.

XS
SM
MD
LG