Të paktën 13 persona kanë vdekur, si pasojë e vërshimeve në qytetin Karaçi të Pakistanit.
Ushtria pakistaneze ka dërguar ndihmë në qytetin Karaçi, ku shumica e rrugëve janë vërshuar. Qindra persona po ashtu janë detyruar që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, sipas autoriteteve të qytetit, rreth 400 shtëpi, që gjenden pranë lumit Liari, janë përmbytur.