Ndërlidhjet

Besllani i Rusisë kujton përvjetorin e sulmit në shkollë


Besllan, Rusi, 1 shtator 2017.

Qyteti Besllan i Rusisë ka nisur tre ditët e zisë, për të shënuar 13-vjetorin e pengmarrjes në një shkollë, që ka përfunduar me 334 njerëz të vrarë, në mesin e tyre 186 fëmijë.

Ceremonia ka nisur të premten, më rënien e ziles në rrënojat e Shkollës Numër 1 në Besllan, në rajonin e Osetisë Veriore.

Njerëzit kanë sjellë lule, qirinj dhe shishe me ujë, në shenjë kujtimi për viktimat që janë mbajtur dy ditë, gati pa ujë.

Militantët kanë sulmuar shkollën më 1 shtator të vitit 2004, duke marrë peng rreth 1,200 fëmijë, prindër, mësimdhënës dhe staf.

Shumica e pengjeve që kanë vdekur, janë vrarë pasi kanë ndërhyrë forcat ruse të sigurisë, më 3 shtator.

Në muajin prill, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka konstatuar se Rusia duhet të paguajë afro tre milionë euro për të afërmit e viktimave në Besllan, duke thënë se autoritetet ruse kanë dështuar të mbrojnë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

XS
SM
MD
LG