Ndërlidhjet

Trump angazhohet për reformë të OKB-së


Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, që shpeshherë i ka kritikuar Kombet e Bashkuara, do të synoj të fitoj mbështetje për reforminin e kësaj organizate, gjatë një tubimi në selinë e OKB-së në Nju Jork më 18 të këtij muaji, kanë raportuar mbrëmë mediat.

Sipas agjencive Reuters dhe AFP, vendet do të ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të organizuar nga zoti Trump, nëse ato e nënshkruajnë deklaratën për mbështjetje të përpjekjeve nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, për “inicimin e reformës efektive dhe kumptimplote”, me të cilën elimonohen dyfishimet në mesin e agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Trump është ankuar se pjesa e Shteteve të Bashkuara për buxhetin e OKB-së, është shumë e madhe dhe ka propozuar zvogëlimin e fondeve.

Ai e ka përshkruar OKB-në si një “klub i rekreacionit” dhe që nuk ka “të arritura”.

XS
SM
MD
LG