Ndërlidhjet

Pakistan: Në sulmin kundër ligjvënësit opozitar janë vrarë dy vetë


Pjesëtarë të policisë pakistaneze

Zyrtarët e Pakistanit thonë se dy persona të panjohur e kanë sulmuar ligjvënësin opozitar, Khawaja Izharul Hasan, por i kanë vrarë dy persona të tjerë në qytetin-port, Karaçi.

Zoti Hasan shpëtoi i paprekur nga sulmi i sotëm, por u vranë një polic dhe një kalimtar rasti dhe janë plagosur katër persona të tjerë, kanë thënë zyrtarët lokalë policorë.

Një udhëheqës i policisë së Karaçit tha se njëri prej sulmuesve ishte vrarë nga policia.

Ligjvënësi Hasan ishte sulmuar derisa i përshëndeste njerëzit pas faljes së Bajramit, në një lagje veriore të Karaçit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Një lider i lëvizjes MQM, së cilës i takon ligjvënësi Hasan, ka shkruar në rrjetin Twitter se sulmuesit ishin me uniformë policore.

XS
SM
MD
LG