Ndërlidhjet

Vuçiq: Në dialogun me Kosovën ndërmjetësuese është vetëm BE-ja


Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së sotme për shtyp në Beograd

Presidenti i Sebrisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Beograd se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se Beogradi nuk ka synim për ndryshim të këtij formati.

Me rastin e raportimeve në disa media se ekziston mundësia që në dialogun Serbi – Kosovë të përfshihen edhe disa “lojtarë” të tjerë, zoti Vuçiq tha se për Serbinë, BE-ja është ndërmjetësues nën të cilin zhvillohet dialogu dhe nëse disa fuqi të mëdha do të kërkojnë të përfshihen, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë, por është shprehur se nuk mendon se kjo çështje është “në lojë”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Çdoherë është mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët kinezët...pasi çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijen e faktorëve të rëndësishëm, por ata që janë direkt të angazhuar në dialog në këtë moment, është BE-ja”, tha Vuçiq gjatë një konfrence për shtyp.

XS
SM
MD
LG