Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi në një kapacitet energjetik ka të vrarë dhe të plagosur


Policët irakianë në vendin e një sulmi të mëparshëm në Samarra

Së paku 7 vetë janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga një sulm kundër centralit për prodhimin e energjisë elektrike, që udhëhiqet nga shteti, në pjesën veriore të Irakut, kanë thënë zyrtarët e sigurisë.

Të armatosur me garanata dhe duke bartur jelekë me eksploziv, tre sulmues kanë hyrë në këtë kapacitet në Samarra, që është 100 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë zyrtarët.

Sulmuesit për pak kohë e kanë marrë këtë central, ku ishin të pranishëm punëtorët. Pas arritjes së përforcimeve të sigurisë, janë vrarë dy sulmues dhe punëtorët janë evakuuar, ka raportuar faqja e pavarur në Internet, Alsumaria News.

“Situata në Samarra tash është nën kontroll të forcave të sigurisë”, ka thënë një burim i paemëruar i sigurisë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, shpeshherë kanë kryer sulme vetëvrasëse me bomba në Irak.

Agjencia e lajmeve, Associated Press ka raportuar se së paku tre sulmues kanë hyrë në këtë objekt në Samarra dhe e kanë aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre, duke i vrarë 7 punëtorë dhe plagosur tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Një zëdhënës i kompanisë energjetike i ka thënë kësaj agjencie se ishin katër sulmues, dhe se njëri prej tyre është vrarë ndërsa tre të tjerët janë vrarë pasi kanë ndërmarrë sulm vetëvrasës duke e aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre.

XS
SM
MD
LG