Ndërlidhjet

Ndeshja Kroaci – Kosovë është ndërprerë


Pamje nga ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë e zhvilluar në Shkodër vitin e kaluar

Takimi kualifikues për Kupën Botërore në Futboll në vitin 2018, ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në Zagreb, është ndërprerë në minutën e 27-të për shkak të kushteve tejet të vështira për lojë, ka njoftuar mbrëmë Federata Futbollistike e Kroacisë.

“Ndeshja është ndërprerë dhe tash u takon zyrtarëve të FIFA-s të vendosin se kur ajo do të zhvillohet”, ka thënë Tomisllav Paçak nga Federata Futbollistike e Kroacisë.

Për shkak të shiut të madh që kishte rënë, mbrëmë ishte pothuajse e pamundshme që të kontrollohej topi në stadiumin Maksimir në Zagreb, raporton agjencia Reuters.

Gjyqtari suedez, Stefan Johannesson, diskutoi për disa minuta me lojtarët dhe vendosi që ata të shkojnë në lokalet e zhveshjes, ndërsa u mbetej organizuesve që të vendosin se a do të vazhdohej apo jo.

Për shkak të shiut të pandërprerë, organizatorët nuk patën zgjidhje tjetër pos të shpallin se ndeshja ndërpritet dhe të do zhvillohet në një termin tjetër.

Kjo ishte ndeshje e xhiros së 7-të të Grupit I të Kualifikimeve për Kampionatin Botëror në vitin 2018, që zhvillohet në Rusi.

XS
SM
MD
LG