Ndërlidhjet

K. Veriore pretendon se ka kryer test të suksesshëm të Bombës-H


Ilustrim
Ilustrim

Koreja Veriore thotë se me sukses e ka testuar Bombën Hidrogjenike (Bomba-H), e cila mund të vendoset në raketat me rreze të gjatë veprimi.

Mediat shtetërore kanë raportuar sot se testi i gjashtë atomik i Phenianit ishte “sukses perfekt” dhe ishte hap “domethënës” në kompletimin e programit të aramtimit atomik të këtij vendi.

Shpallja u bë disa orë pasi sizmologët e detektuan një tërmet në një territor, ku Koreja Veriore kishte kryer teste të mëparshme atomike.

Ministri i jashtëm i Japonisë, Taro Kono, tha se qeveria në Tokio ka konfirmuar se ky ishte test atomik.

Prej vitit 2006, Koreja Veriore zhvillon teste atomike, që paraqesin shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjë ka shkaktuar dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe nga pjesa më e madhe e vendeve në botë.

XS
SM
MD
LG