Ndërlidhjet

SHBA kryen manovra ushtarake në Gjeorgji


Ilustrim
Ilustrim

Trupat ushtarake gjeorgjiane u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera për të filluar manovrat ushtarake të ashtuquajtura “Agile Spirit 2017”, të cilat mbahen për të shtatën herë me radhë.

Ushtrimet kanë filluar më 3 shtator në rajonin jugor të Kaukazit Jugor. Këto ushtrime ushtarake kanë për qëllim të forcojnë ndërveprimin e “Shteteve të Bashkuara, Gjerorgjisë dhe partnerëve tjerë rajonalë, në mënyrë që të kuptohen më shumë taktikat, teknikat dhe procedura e secilit vend”, ka thënë ushtria amerikane.

Ministri i mbrojtjes së Gjerogjisë, Giorgio Kacharava ka shkruar në rrjetin social Twitter se “ushtrimet multinacionale, bashkë me partnerët strategjikë, e bëjnë Gjeorgjinë më të qëndrueshme dhe paqësore, poashtu edhe ushtrinë e tyre më profesionale”.

Zyrtarë nga ushtria amerikane kanë njoftuar se në këto manovra ushtarake, së bashku me marinsat amerikanë, do të marrin pjesë edhe 1000 shërbime tjera ushtarake nga Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Letonia, Romania dhe Ukraina.

Megjithatë, në provat ushtarake po mungon Armenia, që sipas ministrit të mbrojtjes së Gjeorgjisë, Giorgio Kacharava ka kërkuar më shumë informata në lidhje më aktivitetet ushtarake. Kjo, ngase Armenia është anëtare e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) pjesë e të cilit është edhe Azerbajxhani, e që këto dy vende janë rivale me njëra tjetrën.

XS
SM
MD
LG