Ndërlidhjet

Matoshi: Pacolli do ta takoj Haradinajn


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do ta takojë sot më vonë Ramush Haradinajn, i cili është i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, konfirmojnë zyrtarët e AKR-së.

Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zoti Pacolli është i interesuar që ta zhbllokojë situatën, për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

“Zoti Pacolli do të bëj propozime dhe do të shoh nëse këto propozime mund të harmonizohen me zotin Haradinaj, në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që ta kemi një qeveri të mundshme”, tha Matoshi.

XS
SM
MD
LG