Ndërlidhjet

Haley: Koreja Veriore po “kërkon luftë”


Nikki Haley duke folur sot në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Korenë Veriore

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se aksionet e Koresë Veriore tregojnë se lideri i saj, Kim Jong Un, po “kërkon luftë” dhe se është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të miratoj masa në të fuqishme të mundshme.

“Mjaft është mjaft. Lufta kurrë nuk është diçka që Shtetet e Bashkuara e dëshirojnë. Ne nuk na duhet ajo tash. Por, durimi i vendit tonë nuk është i pakufizuar.”, tha Nikki Haley sot në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një ditë pasi Koreja Veriore e ka lansuar atë që tha se ishte Bombë hidrogjenike.

Kjo seancë urgjente është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Franca, Britania dhe Koreja Jugore.

I dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha në këtë mbledhje se testet e Koresë Veriore tregojnë se “paqja në rajon është në shkatërrim serioz”.

Por, ai theksoi se zgjidhjet ushtarake nuk mund ta zgjidh krizën dhe shtoi se ekziston “nevojë urgjente për mbajtjen e kokës së ftohtë dhe përmbajtje nga aksionet që mund t’i përshkallëzojnë tensionet”.

Ambasadori i Kinës, Liu Jievi, përsëri ka kërkuar bisedime diplomatike për këtë krizë dhe i tha Këshillit të Sigurimit se Pekini nuk do të lejoj kaos dhe luftë në Gadishullin Korean.

Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, përfshirë Japoninë, dhe Francën, kanë kërkuar sanksione të reja kundër Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG