Autoritetet e Ukrainës kanë konfirmaur se e kanë marrë kërkesën nga Gjeorgjia për ekstradim të ish-presidentit të këtij vendi, Mikheil Saakashvili.
“Ukraina ka marrë kërkesë për arrestim dhe ekstradim të Mikheil Saakashvilit”, tha dje në një konferencë për gazetarë në Kiev, zëvendësministri i drejtësisë së Ukrainës, Serhiu Petukhov.
Ai ka njoftuar se kjo kërkesë i është dërguar prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës për “shqyrtim të ekstradimit”.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Gjeorgjisë më 18 gusht ka njoftuar se kishte dërguar kërkesë për ekstradim në Ukrainë.
Në akuza përfshihen kepërdorimi i pasurisë dhe i pozitës, ka thënë Petukhov.
Saakashvili ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.