Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka vrarë në një sulm ajror katër komandantë të lartë të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se ka vrarë katër komandantë të lartë të grupit militant, Shteti Islamik, në një sulm ajror në qytetin e Deir el- Zour.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar deklaratën e Ministrisë se Mbrojtjes, duke thënë se 40 militantë janë vrarë në sulme ajrore, përfshi edhe Abu Muhammad al- Shimali, që është përgjegjës për luftëtarët e huaj në Siri.

Luftime të ashpra po vazhdojnë në mes të forcave të qeverisë siriane, që mbështeten nga Rusia, dhe ushtarëve të Shtetit Islamik, për të marrë nën kontroll Deri al- Zourin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përgëzuar këtë javë homologun sirian, Bashar al – Assad, pasi media shtetërore siriane kishte raportuar se trupat e qeverisë kishin mposhtur rrethimin trevjeçar të qytetit Deri al- Zour.

XS
SM
MD
LG