Ndërlidhjet

Tërmeti “më i fuqishëm në 100 vjet” goditi Meksikën


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 15 veta kanë humbur jetën nga një tërmet që ka goditur Meksikën.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti me fuqi prej 8.1 shkallësh të Richterit ka dridhur brigjet e Oqeanit Paqësor, rreth 150 kilometra në jugperëndim të qytetit Tres Pikos të Meksikës.

“Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në vendin tonë, në së paku 100 vjetët e fundit”, tha presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto.

Për Meksikën është lëshuar paralajmërim për cunami, me mundësinë e valëve deri në tri metra.

Dëme të rënda janë raportuar në rajonet e saj Oaksaka dhe Çiapas.

Tërmeti, i cili sipas kohës lokale ka goditur mbrëmjen e së enjtes, është ndjerë edhe në kryeqytetin Meksiko Siti, ku njerëzit kanë dalë në rrugë.

Presidenti Pena Nieto tha se rreth 50 milionë meksikanë mund t’i kenë ndjerë dridhjet dhe se numri i viktimave mund të rritet.

XS
SM
MD
LG