Ndërlidhjet

Bunjaku paralajmëron largimin nga pozita e përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës


Finlandë - Kosovë, pamje nga arkivi

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka paralajmëruar tërheqjne nga pozita e selektorit. Ai ka thënë se është përpjekur të bëj një punë të mirë, por arritjet e Kosovës në futboll janë ato që janë parë në kuadër të grupit kualifikues për Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Largimin e tij, Bunjaku e ka bërë publike gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Kosova është në 'Grupin I', ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda. Deri më tani, Kosova ka fituar 1 pikë, dhe ndodhet në pozitën e fundit.

Pas largimit të Bunjakut, kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri tha se mbetet gjithçka e hapur, ngase nuk ka një vendim për caktimin e seleksionuesit të ri.

Sidoqoftë, Bunjaku do të mbetet në pozitën e përzgjedhësit deri në mbarimin e kualifikimeve për botërorin 2018.

XS
SM
MD
LG