Ndërlidhjet

Saakashvilit nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë


Mikheil Saakashvili me djalin e tij duke pritur nisjen e trenit nga Polonia për në Ukrainë
Mikheil Saakashvili me djalin e tij duke pritur nisjen e trenit nga Polonia për në Ukrainë

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili më vonë u bë edhe guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, po përpiqet të kthehet në Ukrainë për ta kundërshtuar vendimin për tërheqjen e shtetësisë së tij ukrainase.

Pas disa orëve të pritjes në një tren nga Polonia për në Ukrainë, Saakashvili vendosi të largohej nga treni dhe të provonte që në Ukrainë të shkonte me autobus.

Udhëtarëve të trenit, ku ishte edhe Mikheil Saakashvili, u ishte thënë sot se ata mund të udhëtojnë me autobusë specialë, nga Polonia për në Ukrainë, meqë policia e Ukrainës i kishte informuar autoritetet e e shërbimeve hekurudhore në Poloni, se “një person pa leje për të hyrë në Ukrainë, ishte në tren”.

Ish-presidenti i Gjeorgjisë tha se aksionet e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, kundër tij, nënkuptojnë se ai “ndjen kërcënim ekzistencial” nga Saakashvili.

XS
SM
MD
LG