Ndërlidhjet

Meksikë: Numri i të vrarëve nga tërmeti arriti në 90 vetë


Pacientët dhe personeli mjekësor në një spital në Meksikë qëndrojnë jashtë pas tërmetit të fuqishëm
Pacientët dhe personeli mjekësor në një spital në Meksikë qëndrojnë jashtë pas tërmetit të fuqishëm

Ministria e brendshme e Meksikës ka njoftuar se numri i personave të vrarë nga tërmeti në rajonet jugore të këtij vendi ka arritur në 90 vetë.

Ekspertët e sizmologjisë thanë se tërmeti i para katër ditëve e kishte epiqendrën nën Oqeanin Paqësor dhe ishte me intensitet 8.2 shkallë.

Deri tash, shumë njerëz nga territoret e prekura nga tërmeti, po vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiellin e hapur, meqë frikësohen se më tepër ndërtesa mund të shkatërrohen, për shkak të disa dridhjeve më të vogla të tokës.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se i ka regjistruaar afro 60 dridhje pas tërmetit madhor, që ishin me intensitet prej 4.5 shkallë ose më tepër.

XS
SM
MD
LG