Ndërlidhjet

Autoritetet irakiane mbajën 1.400 gra dhe fëmijë të luftëtarëve të IS


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e lajmeve Reuters, ka raportuar se autoritetet irakiane po mbajnë 1.400 gra dhe fëmijë, të luftëtarëve të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Agjencia citon zyrtarë të sigurisë, ku thonë se shumica e të ndaluarve janë nga Turiqia, ndërsa të tjerët vijnë nga Taxhikistani, Azerbajxhani dhe Rusia.

Sipas raportit, disa nga të ndaluarit vijnë nga Azia dhe “shumë pak” prej tyre janë qytetarë francezë dhe gjermanë.

Reuters tha se të ndaluarit janë gra dhe fëmijë të luftëtarëve të IS, të larguar nga bastioni i tyre i fundit, përfshirë këtu largimin edhe nga Mosuli.

Gratë dhe fëmijët po mbahet në një kamp në jug të Mosulit.

Një zyrtarë i inteligjencës, tha se autoritetet po përpiqen të verifikojnë identitetet e tyre me shtetet nga vijnë ata, sepse shumica prej tyre nuk kanë dokumente origjinale.

“Dua të kthehem në Francë, por nuk e di se si”, ka thënë një grua e mbuluar, me origjinë nga Çeçenia, e cila tha se nuk di cfarë i ka ndodhur burrit të saj, i cili e solli atë në Irak pasi që ai i’u bashkua ISIS-it.

XS
SM
MD
LG