Ndërlidhjet

Trump: Tmerri i 11 shtatorit është ngulitur në kujtesën tonë kombëtare


Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, kanë mbajtur një minutë heshtje në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, kanë mbajtur një minutë heshtje në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbajtur një minutë heshtje në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e 16-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Afro 3,000 njerëz janë vrarë pasi rrëmbyesit kanë përplasur katër aeroplanë komercialë në Qendrën Botërore të Tregtisë, në Pentagon dhe në një fushë në Pensilvani.

Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, kanë mbajtur një minutë heshtje në orën 8:46, për të shënuar momentin kur aeroplani i parë është përplasur për Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Presidenti mori pjesë edhe në një ceremoni në Pentagon.

"Tmerri dhe ankthi i asaj dite të errët është ngulitur përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare".

"Vlerat tona do të rezistojnë, njerëzit tanë do të përparojnë, kombi ynë do të mbizotërojë dhe kujtesa për të dashurit tanë nuk do të vdesë kurrë", tha Trump në ceremoninë në Pentagon.

Sulmet e 11 shtatorit, më vdekjeprurëset në tokën amerikane, kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të pushtojnë Afganistanin dhe më vonë Irakun.

XS
SM
MD
LG