Ndërlidhjet

SHBA: Ka vdekur pionierja e të drejtave të homoseksualëve


Edith Windsor gjatë një fjalimi në qershor të këtij viti në Nju Jork

Pionierja e të drejtave të homeseksualëve në Shtetet e Bashkuara, Edith Windsor, ka vdekur dje në moshën 88 vjeçare. Ajo do të mbahet mend për rastin e njohur në Gjykatën Supreme amerikane, që ka çuar në vendimin me të cilin janë anuluar disa pjesë të ndalesës federale për martesën e njerëzve me gjini të njejtë.

Rasti i saj historik ka ndikuar që Gjykata Supreme ta anuloj Aktin e Mbrojtjes së Martesës (DOMA), me të cilin çifteve të martuara homoseksuale dhe lezbike, u ndaloheshin përfitimet federale.

Megjithqë, vendimi ishte i kufizuar dhe vlente vetëm për pak shtete federale, ai e mundësoi vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2015, që çiftet e gjinisë së njejtë kanë të drejtë kushtetuese të martohen në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë dy mandateve të të cilit e ndjera Windsor arriti fitore dhe legalizim të plotë të martesës së personave me gjini të njejtë, është shprehur pozitivisht për të.

“Ajo ka folur, jo për trajtim special, por për trajtim të barabartë, prandaj edhe martesat legale të çifteve të gjinisë së njejtë mund të gëzojnë të drejta të njejta federale dhe përfitime si çdokush tjetër”, tha Barack Obama.

XS
SM
MD
LG