Ndërlidhjet

Britani: Hetime për “incident terrorist” të dyshuar në Londër


Ekipi i ekspertëve të bombave afër stacionit të metros Parsons Green në Londër ku ka pasur eksplodim
Ekipi i ekspertëve të bombave afër stacionit të metros Parsons Green në Londër ku ka pasur eksplodim

Policia e Londrës thotë se po zhvillon hetime për raportet për zjarr dhe eksplodim në metron e qytetit të Londrës si “incident terrorist”.

Policia ka konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren, ka pasur zjarr në Parsons Green Station, në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Autoritetet thanë se “është shumë herët të konfirmohet” shkaku i zjarrit.

Fillimisht, mediat britanike kanë raportuar se një zyrtar policor ka thënë se një pajisje e dyshuar eksploduese nuk është aktivizuar plotësisht.

Një dëshmitar i ka thënë agjencisë Reuters se ai ishte në metro në stacionin Parson Green, kur ka dëgjuar një shpërthim dhe e ka parë një veturë afër tij të përfshirë në zjarr.

Policia tha se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegia e fytyrës.

Nuk pa pasur raporte të menjëhershme për ndonjë fatalitet.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur, ndërsa ekipet e mjekëve u kanë treguar ndihmën e parë mjekësore personave të lënduar.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do ta kryesoj një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot.

XS
SM
MD
LG