Ndërlidhjet

Rusi: Kërkohet dorëheqja e ministrit për ndërtim


Pamje nga protesta në Tatarstan

Rreth 200 persona kanë protestuar në kryeqytetin rus të Tatarstan-it, në Kazan, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit për ndërtim dhe zyrtarëve tjerë.

Protesta u mbajt nga përfaqësues të disa grupeve, që përfaqësojnë njerëz që kanë paguar hipotekë për apartamnte, në ndërtesa që ende nuk kanë përfunduar.

Ndërtimi i projekteve është ndalur pas një vale të dështimeve të bankave në rajon në fillim të vitit.

Pjesëmarrësit në protesta, kanë marrë nënshkrimet për të drejtuar apel tek presidenti, Vladimir Putin, dhe kanë thënë se situata me të cilën përballen “ huamarrësit” është “ katastrofale”.

Në mars, rregullatorët kanë marrë licensat e dy bankave dhe bashkëpunëtorëve të tyre në rajon.

Janë hapur hetimet për korrupsion, në lidhje me dështimin e bankave.

XS
SM
MD
LG