Ndërlidhjet

Irak: Ofensivat ushtarake kanë çliruar një qytet pranë kufirit sirian


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e irakiane ka thënë se forcat qeveritare së bashku me luftëtarët fisnorë, kanë arritur të marrin nga militantët ekstremistë të Shtetit Islamik, një pjesë në shkretëtirë, afër kufirit me Sirinë.

Komanda e përbashkët operacionale, e cila po udhëheq betejën kundër IS-it në Irak, ka thënë në një deklaratë, se qyteti i Akashatit, në jug të Lumit Eufrat, ishte përfshirë në ofensivë.

Operacioni është parë si një organizim për një fushatë të pritshme nga forcat irakinane, për të dëbuar grupin ekstremist nga territoret e kontrolluara nga ata, pranë kufirit sirian.

Kjo fitore sipas ushtrisë irakiane, ishte arritur pas një ofensive kundër grupit ekstremist.

XS
SM
MD
LG