Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia refuzojnë reformimin e OKB-së


Foto nga arkivi, presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai amerikan, Donald Trump.

Kina dhe Rusia kanë refuzuar t’u bashkohen 128 vendeve tjera, të nënshkruajnë mbështetjen e reformave që i bën Kombet e Bashkuara më efektive në adresimin e çështjeve globale, deklaratë kjo e propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët rusë thanë se ata e përkrahin idenë e riorganizimit të burokracisë së OKB-së, por ata besojnë se ndryshimet duhet të negociohen me shtetet anëtare dhe jo të imponohen përmes një deklarate të hartuar vetëm nga SHBA-të.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov tha për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse, TASS, se Moska beson se reforma duhet të jetë “gjithëpërfshirëse”, por çdo reformë duhet të arrihet përmes dialogut”

“Ne të gjithë e mbështesim rritjen e rolit të OKB-së në arenën ndërkombëtare”, por OKB-ja ka nevojë për reforma të mëdha, tha ambasadori rus në OKB, Vasil Nebenzya.

Zëvendësministri i Jashtëm rus,Gennady Gatilov, ka thënë për agjencinë e lajemve ruse, Tass dhe Interax se OKB-ja, duhet t’i mbajë ‘të paprekura programet që po funksionojnë në mënyrë efektive dhe të fokusohet në ato më të vjetra”.

“Nga ky këndvështrim, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces”, tha Gatilov.

Duke folur në mbledhjen, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Trump tha se bota nuk po arrinë të shfrytëzojë të gjitha potencialet e saja, ka kërkuar “qëndrime më të guximshme’ dhe një mision global më të qartë.

Këto deklarata janë bërë, para se Trump të bëjë adresimin e tij të parë në OKB.

XS
SM
MD
LG