Ndërlidhjet

Përleshje në Ukrainë, protestohet lirimi i 19 të pandehurve


Foto nga arkivi

Policia në Ukrainë po heton përleshjet që shpërthyen me 18 shtator, pasi një gjykatë liroi 19 të pandehur, të cilët u gjykuan për dhunën vdekjeprurëse në mes të aktivistëve pro-rusë dhe ukrainas, në një qytet në jug të Odesas, në maj të 2014-tës.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë afro 100 aktivistët që po protestonin lirimet e të pandehurve, në qytetin afër Odesa-s kur ishte mbajtur gjykimi.

Ruslan Forostayak, këshilltar i shefit rajonal të policisë së Odesas, ka thënë se 20 policë dhe 15 roje kombëtare janë lënduar.

Në maj të 2014-tës Odesa u përball me përplasje të dhunshme që lidhen me përpjekjet e Rusisë për të nxitur separatizëm në Ukrainë.

Në këto trazira patën humbur jetën 48 persona.

XS
SM
MD
LG