Ndërlidhjet

Eksplodim në monumentin separatist në Luhansk


Pamje e monumentit të shkatërruar nga eksplodimi në Luhansk
Pamje e monumentit të shkatërruar nga eksplodimi në Luhansk

Një eksplodim në monumentin e ngritur nga separatistët e mbështetur nga Rusia, e ka tronditur qendrën e qytetit Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës, kanë raportuar mediat lokale.

Menjëherë pas eksplodimit të mbrëmshëm, janë aktivizuar ekipet e zjarrfikësve. Ky ishte një monument i një makine luftarake të prodhimit sovjetik, e vendosur në një platformë, ka raportuar një qendër informative në Luhansk.

Nuk është raportuar për të lënduar dhe nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë incident.

Prej vitit 2014, qyteti Luhansk është nën kontroll të separatistëve të mbështetur nga Rusia.

XS
SM
MD
LG